Sot u zhvillua vetëm një ndeshje në Ligën e Parë, derbi i Grupit A mbyllet pa gola

Java e 11-të në Ligën e Parë ka startuar sot me vetëm një ndeshje në program.

Rahoveci dhe Istogu kanë ndarë pikët në derbin e zhvilluar në stadiumin “Jahja Danuza”, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e skuadrave të Grupit A, u mbyll me barazim pa gola pas 90 minutave.

Ishte kjo një nga përballjet kryesore të javës, pasi të dy skuadrat po luftojnë për kreun e tabelës.

Ky barazim më së shumti e gëzon Feronikelin, që gjenden në pozitën e parë të Grupit A.

Rahoveci tani ka 21 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Feronikeli si lider. Ndërsa, Istogu pozicionohet në vendin e tretë me 19 sosh. /Gazeta Olle/ 

Panadic: Nëse luajmë siç kemi luajtur sot, ka optimizëm të madh

Xhudistja Laurina Gashi, stoliset me medaljen e artë në Kupën Evropiane U18