Sot u publikua lista, ky është gabimi i madh që nuk a ka parë askush (FOTO)

Sot u publikua lista e futbollistëve të kombëtares shqiptare të grumbulluar për ndeshjet ndaj Italisë dhe Bosnjës.

Trajneri Gianni De Biasi për këto dy takime vendosi që t’u besonte 23 futbollistëve. Por si shpeshherë, edhe sot prezantimi i listës nuk mund të kalonte pa patur të përfshirë edhe një gafë.

Në listën e futbollistëve që FSHF shpërndau për gazetarët, vihet re se institucioni i futbollit nuk ka informacion që 3 nga futbollistët e përshfshirë në listë kanë ndryshuar skuadër në merkaton e janarit, raporton Panorama.

Bëhet fjalë për mesfushorin Jahmir Hyka, i cili tashmë luan në SHBA për San Jose dhe sulmuesit Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku që tashmë luajnë respektivisht për Luganon në Zvicër dhe Astanën në Kazakistan. Në listën e Federatën, Hyka vazhdon të jetë pjesë e Luzernit, Sadiku i Zurihut dhe Llullaku i Gaz Metanit.

lista