Sot tri ndeshje në Superligë, secila me e fortë se tjetra

Sot (e martë) do nis xhiro e 10-të në Superligën e Kosovës, ku do zhvillohen tre përballje.

Ndeshja më interesante do jetë mes Feronikelit dhe Dritës, ku të dy skuadrat duan të kthehen te fitoret.

Prishtina do ta mirëpres Malishevën në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e xhiros së parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.

Kryeqytetasit nuk dijnë në fitore në shtëpi në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ndeshja me Malishevës është e rëndësishme për ta.

Ndeshja tjetër është ajo mes Ulpianës dhe Llapit, që zhvillohet në Lipjan.

Të tre takimet nisin në ora 13:00.

Liridon Latifi shkëlqen ndaj Dinamos: Vllaznia është për titull këtë vit

Rikthehet Lige e Kampionëve: Atletico Madrid – Liverpoolit, derbi i sotëm