Komisioni i Garave ditë më parë kishte njoftuar klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e FFK-së.
Klubet e Superligës dhe Ligës së Parë, do të mësojnë nëntë takimet e para, më pas do të bëhet i ditur i gjithë kalendari i skuadrave.
Klubet do të takohen nga katër herë në sezon mes tyre, me nëntë kundërshtar, për të kompletuar 36 javë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari:
Superliga – ora 13:00
Liga e Parë Grupi A – ora 13:30
Liga e Parë Grupi B – ora 14:00