Sot starton xhiro e tetë, dy ndeshje interesante në program

Elita e futbollit kosovar vazhdon këtë fundjavë më ndeshjet e xhiros së tetë.

Shumë duele interesante zhvillohen këtë javë, deris sot në program janë dy sfida për tu zhvilluar.

Interesant pritet të jetë ndeshja në Suharekë, mes Ballkanit dhe Drenicës.

Suharekasit në këtë takim vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe presin liderin e kampionatit, Drenicën.

Vendasit duan të rikthehen te fitoret, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Malishevë.

Malisheva pas humbjes nga Drenica kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive, por përballë ka Gjilanin që në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi.

Të dyja sfidat do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Gazeta Olle/

Shkëlqimi i Drenicës: Lojë e bukur, gola dhe lider në Superligë – synimi Evropa

Armend Dallku tregon se në cilat ndeshje Dukagjini është dashur të fitojë më shumë pikë