Në këtë Evropian përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.
Do të zhvillohen tri ndeshje gjatë ditës, kurse të shtunën janë takimet e fundit në grupe, ku do të shpallet Kombëtarja fituese dhe MVP i Kampionatit.
Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë gati për këtë Evropian.
Përzgjedhësi Dritëro Sefaja të enjten ka shpallur 12-shen përfundimtare, derisa shpreson në paraqitje dhe rezultate pozitive në këtë garë që zhvillohet në Prishtinë.
Dardanët e rinj ndeshjen e parë e zhvillojnë të hënën nga ora 17:00 ndaj Maltës, kurse ndeshja e parë është Shqipëria-Gjibraltari nga ora 14:00, derisa sfida përmbyllëse mes Moldavisë dhe Luksemburgut nga ora 20:00.
Për shkak të masave anti-Covid të gjithë të pranishmit në palestër duhet të bartin maska dhe të respektojnë distancën sociale.
Kjo është edhe një ngjarje madhore që i besohet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pasi më herët ka organizuar Divizionin C për meshkuj U18 më 2018, Divizionin B për femrat U20 më 2019, si dhe ‘Bubble’ në muajin shkurt, ku ishin pjesëmarrëse Kosova, Luksemburgu, Islanda dhe Sllovakia.
Evropiani për U16 është dashur të zhvillohet vitin e kaluar me 11 shtete, por për shkak të pandemisë u shty dhe në këtë verë të gjitha garat te grupmoshat e reja zhvillohen në formë të Challenger dhe jo Divizione si më herët, për shkak të pandemisë me Covid-19