Sot shtatë vjet më parë, KOK-u u pranua përkohësisht në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Sot, shtatë vjet më parë, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pranoi përkohësisht Komitetin Olimpik të Kosovës, duke i hapur rrugën e njohjes së plotë, që ndodhi më 9 dhjetor 2014 në sesionin e 127-të të KON-it të mbajtur në Monaco.

Vendimi i BE u mundësoi sportistëve të Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Që nga atëherë, Kosova është përfaqësuar në tri edicione të Lojërave Olimpike Verore dhe Dimërore si: Rio2016, PyeongChang2018 dhe Tokyo 2020.

Në Olimpiadat Verore, Kosova numëron tri medalje olimpike, të gjitha të arta dhe të gjitha nga sporti i xhudos, me sportistet: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Foto nga parakalimi i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Sulmi dhe mbrojtja më e dobët në BKT Superligë pas javës së 10-të

Zyrtare: Pas dorëheqjes së Obertincës, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri