Sot shorti, kush me kë?

Shumica prej skuadrave që kanë arritur të kualifikohen për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë gjigantë. Si mund të vihen nesër përballë, deh cilar ndeshje do të ishin interesante.

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Juventus, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Monaco, dhe Porto përbëjnë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Por, në mesin e tyre me siguri se më së paku bien në sy dy të fundit.

Përderisa gjashtë të tjerat janë skuadra që lehtë mund të shkojnë deri në fund të garës, çka nëse shorti i vë përballë Porton dhe Monacon?

A mund ta paramendoni njërën prej tyre si gjysmëfinaliste të garës?

Ndeshje interesante do të ishte edhe nëse bie një ‘El Classico’, por edhe Barcelona ose Real Madidi kundër Atleticos. Po ashtu edhe një përballje mes gjigantëve spanjoll me Bayern Munich do të ishte një finale para finales.