Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës.

I pranishëm pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Vokrri ka ndërruar jetë me 9 qershor 2008.

Ai e ka drejtuar FFK-në tre mandate. Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar. Për të vazhduar edhe me dy mandate tjera, njëri që i mbeti në gjysmë.

Kokcu i Feyenoordit: Dominuam me posedim të topit, por jo me lojë

Zyrtare: Benjamin Kololli bëhet pjesë e Shimizu