Granit Xhaka i Arsenali dhe Armando Broja i Southamphton do të përballen sot mes vete në xhiron e 16-të të Premier League.
Arsenali është vendas në këtë ndeshje ku edhe shihet si favorit.
Dyshja shqiptare pritet të startojnë nga minuta e parë.
Xhaka u kthye nga lëndimi në ndeshje me Everton ku luajti nga 90 minuta, ndërsa Broja vjen nga ndeshja me Brighton ku shënoi gol.
Një ndeshje që nuk duhet humbur nga fansat e futbollit, pasi të dy skuadrat po luajnë futboll të mirë. /Gazeta Olle/