Sot përballja e parë e finales mes Bashkimit dhe Penzës

Finalja e “Play-off”it në EBC Ligën e Femrave do të zhvillohet të enjten (sot) nga ora 19:00 në Prizren.

Kjo është finalja e parë, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që arrin tri fitore.

Përparësinë e fushës e ka skuadra e Bashkimit, që garat e rregullta i përfundoi në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra pejane ishte e treta me 13 fitore dhe shtatë humbje.

May be an image of text that says 'EBC LIGA FEMRAVE PLAYOFFS FINALS KB BASHKIMI Femrat Tb 1 1965 VS ব E Enjte 19:00 Prizren GAME-I'

Në garat e rregullta, Bashkimi dhe Penza janë përballur katër herë dhe në katër ndeshjet ka fituar skuadra prizrenase.

Bashkimi në gjysmëfinale mundi Vëllaznimin në dy ndeshje, kurse Penza ishte më e mirë se Prishtina në dy takime.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ushqime