Sot nuk do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të gjitha luhen të enjten

Tri ndeshjet e parapara të zhvillohen sot (e mërkurë) në BKT Superligën e Kosovës, janë shtyrë për të enjten.

Sot do jetë ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjet Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani-Malisheva do të zhvillohen të enjten.

Ndeshje secila më e fortë se tjetra, ku këto skuadra në përjashtim të Malishëves luftojnë për kreun e tabelës. /Gazeta olle/

Kristjan Asllani po shkëlqen me Empolin, shënon dy gola ndaj Crvena Zvezdës

Skandal me fondet e UEFA-s, bllokohen llogaritë e FSHF