Sot në orën 13:00 fillon shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 13:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.

Shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

Lojtari i Ballkanit e zëvendëson Emir Sahitin e lënduar te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore

Jo të gjithë futbollistët e kanë këtë fat, 17 vjeçari i Manchester United i cili stërvitet me dy nga më të mirët e historisë