Sot na presin këto tri super-ndeshje në Superligë

Sot na presin tri ndeshje shumë interesante, që mund të sjellin ndryshime në kreun e tabelës dhe në fundin e saj.

Në Drenas, Feronikeli kërkon fitoren e parë pas katër ndeshjeve pa e shijuar atë, në ballafaqimin me Llapin, i cili me një fitore eventuale mund të rrëmbejë fitoren e parë.

Ndërkohë, në Gjilan luajnë dy skuadrat më traditë, Drita e Prishtina, ndërsa në Skenderaj luhet dueli i ekipeve që do të luftojnë për mbijetesë, Drenica-Vushtrria.

Feronikeli-Llapi
Drita-Prishtina
Drenica-Vushtrria

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:30. /Olle