Sot na presin këto ndeshje nga basketbolli kosovar

Pas duelit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kerasan Prishtinës, të cilin e fitoi të shtunën ekipi ‘bardhekaltër’, 111:60, sot zhvillohen dy ndeshjet tjera, të xhiros së 26-të.

Derbi do të zhvillohet sonte në Prizren, nga ora 18:00, ku Bashkimi e pret Trepçën. Në duelin tjetër, që nis në orën 19:00, Golden Ylli në Therandë është nikoqir i Pejës.