Sot mësohet skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Kosovës

Sot do të mësohet edhe skuadra e fundit që i bashkohet çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Në program është ndeshja e fundit e 1/8 së finales ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Olle.

Ishte pikërisht skuadra e Llapit që fitoi trofeun e Kupës së Kosovë vitin e kaluar, dhe këtë synon ta bëjë përsëri.

Megjithatë, ndeshja ndaj ferizajasve nuk pritet të jetë e lehtë, pasi ekipi i Arbnor Morinës po kalon momente të mira në Ligën e Parë të Kosovës, ku është në luftë direkte për rikthim në elitën e futbollit kosovar.

Kujtojmë se të shtunën dhe të dielën u zhvilluan shtatë duele të 1/8 së finales, dhe biletën drejt çerekfinales e siguruan: Gjilani, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Drita, Ballkani dhe Prishtina.

/Gazeta Olle/

 

Morina: Kënaqësi të luhet kundër fituesit të Kupës, por Llapin synojmë ta befasojmë duke besuar tërë kohën në djemtë e mi

Albin Tahiri shënon rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore