Sot mësohet emri i fundit që do i bashkohet Prishtinë, Llapit dhe Dritës në gjysmë-finale

Ramiz Sadiku dhe Keku, janë dy skuadrat e vetme nga Liga e Parë që kanë arritur deri në kètë fazë në Kupën e Kosovës.

Në edicionin e fundit ishte skuadra e Dukagjinit, e cila nga Liga e Parë arriti deri në finale të Kupës së Kosovës.

Këtë vit një sukses të tillë do të mundohen ta arrijnë dhe njëra nga dy skuadrat e mbetura në luftë për Kupën e Kosovës.

Biletën për gjysmë-finale deri më tani e kanë siguruar Prishtina, Drita dhe Llapi.

Prishtina triumfon pas vazhdimeve ndaj Ballkanit, i bashkohet Dritës dhe Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ndeshja fillon nga ora 13:00, Gazeta OLLE do ju mbajë të informuar minutë pas minute për këtë ndeshje.

/Gazeta OLLE/

 

Dy skuadrat favorite në fillim të sezonës, rrugëtimin e tyre për të fituar titullin, duhet ta kalojnë nga Play In

Rizgjedhja si Presidenti i FSHF-së, Duka shpalos vizionin e tij për të ardhmen e futbollit shqiptar