Xhiron e dytë në elitë do të mbyllet në Klinë, ku do të ballafaqohen Dukagjini me Drenicën.
Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave ka sjellur gjithmonë rivalitet të madh në fushë, gjë që pritet të jetë edhe sot.
Dy ekipet në xhiron e parë kanë marrë nga një pikë dhe tani të dyja në këtë ndeshjen kërkojnë objektivin e tre pikëve të plota.
Ky takim zhvillohet nga ora 17:00.