Sot mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Pas sulmit brutal ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, që ndodhi në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës, reagon edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook, ata kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri dhe gjithë situatën që u krijua në ndeshjen Gjilani – Ballkani.

MKRS gjithashtu, thanë se këto pamja nuk përkojnë me frymën sportive dhe të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar.

Ministria njoftoi se sot do të mbahet mbledhja me Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t`i shqyrtuar veprimet e radhës.

“E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë në arrestimin e të dyshuarve. Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, për t`i shqyrtuar veprimet e radhës”, thuhej në postim.

Gjithashtu MRKS, i uruan shërim të shpejtë dhe të plotë portierit

Taulant Xhaka realizoi super gol te Baseli në derbin me Young Boys

Kuka: Dhuna ndaj portierit në ndeshje futbollistike mesazh i keq për sportin në vendin tonë