Sot luhet Superkupa e Evropës, Chelsea përballet me Villarrealin në Belfast

Chelsea dhe Villareal do të përballen sot në Superkupën e Europës.

Dy ekipet të cilat sezonin e kaluar u kurorëzuan me trofe do të tentojnë të fillojnë sezonin e ri me ‘këmbën’ e mbarë.

Londinezët vijnë entuziastë pas fitores së Champions League, i dyti në histori teksa së fundmi kanë transferuar edhe Lukakun për shifrën rekord të 115 milion eurove.

Por belgu është prurja e vetme tek Chelsea teksa edhe tek Villareal nuk duhet të ketë ndryshime.

Ndeshja do të luhet në Belfast të Irlandës Veriore në një stadium modest prej 18 mijë e 500 tifozësh.

Kjo ndeshje fillon në ora 21:00.

Fjalët e para të Messit si futbollist i PSG-së: Mezi pres të futem në fushën e Parc de Princes

Për sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj – paga e majme e Messit te Paris Saint-Germain