Sot luhet super finalja e femrave në Ligën Unike

Finalja e Liga Unike Femrave do të vë përballë dy skuadrat për momentin më të mirat në Kosovë e Shqipëri.

Bashkimi dhe Prishtina do të garojnë për trofeun e çmuar të Liga Unike Femrat.

Prizrenaset në edicionin e rregullt kishin dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, kurse prishtinaset tetë fitore e dy humbje (humbjet pikërisht nga Bashkimi).

Gjithashtu këto dy skuadra po luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës, duke dëshmuar se, për momentin janë skuadrat më të mira në basketbollin e femrave.

Bashkimi në gjysmëfinale të Final 4 Liga Unike Femrat shënoi fitore kundër Tiranës 73:54, derisa Prishtina, që është organizatore mundi Penzën me shifrat 74:57.

Bashkimi do të kërkojë titullin e parë të Liga Unike Femrat, derisa Prishtina për herë të dytë, pasi kishte triumfuar në edicionin e parë dhe historik. Në edicionin e fundit, ky trofe përfundoi në duart e basketbollisteve të Partizanit.

Për vendin e tretë do të garojë Tirana dhe Penza, që të hënën pësuan në gjysmëfinale.

Finalja zhvillohet nga ora 20:00, derisa sfida për vendin e tretë nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshjet në Kosovë transmetohen në Art Motion e Kujtesa, kurse në Shqipëri transmetohen në RTSH.

Ramadani: Ndaj Romës merituam më shumë, në Evropian dua ta mposhti Italinë

KV Ferizaj triumfon ndaj Prishtinës dhe promovohet në Raiffeisen Superliga A