Sot luhet pesë ndeshje në Superligë, ja si mund të ndryshojë tabela

Xhiro 24 e Raiffeisen Superligës zhvillohet këtë mesjavë. Pesë ndeshje do të zhvillohen sot, kurse nesër një tjetër.

Nga ballafaqimet më interesante është ai ndërmjet Dritës dhe Feronikelit. Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë, vendasit për t’iu shmangur fundit të renditjes, kurse Feronikeli për të qëndruar në krye. Si e tillë, kjo sfidë pritet të zgjojë interesim edhe te shikuesit.

Të dyja palët janë zotuar se do ta japin maksimumin.

Situatë e njëjtës sikurse në Gjilan është edhe ajo në Prizren. Në “Përparim Thaçi” takohen Liria e Hajvalia, dy skuadra me objektiva të kundërta në kampionat, por me synimin e njëjtë në terren, arkëtimin e tri pikëve.

Prishtina është nikoqire e Llapit dhe synon të realizojë fitoren e tretë radhazi karshi llapjanëve që kanë rënie të madhe të formës.

Istogu që ka pak shpresa për të mbijetuar në Superligës i bënë ‘konak’ fqinjëve të Besës që kanë nevojë për fitore nëse mendojnë ta ndjekin titullin.

Interesant do të jetë edhe në Mitrovicë në ballafaqimin Trepça ’89 – Drenica. Vendasit qëndrojnë mirë në renditje dhe luajnë pa presion përballë skenderajasve që iu duhen shumë pikët për të bërë gjumë më të rehatshëm në vazhdim të kampionatit.

Të enjten luhet edhe dueli Gjilani – Vushtrria, dy skuadra me shpresa të ‘vyshkura’, pasi janë larg pretendimeve që i kishin në fillim. Vushtrria synon mbijetesën, por do ta ketë shumë të vështirë, ashtu sikurse Gjilani titullin e kampionit.

Andaj, kjo xhiro mund të jetë përcaktuese për fatin e disa ekipeve. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Raiffeisen Superliga – Java 24

E mërkurë

Drita – Feronikeli

Istogu – Besa

Prishtina – Llapi

Liria – Hajvalia

Trepça ’89 – Drenica

E enjte

Vushtrria – Gjilani

Tabela

Capture