Sot do të nisë faza gjysmëfinale e “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kampionia në fuqi, Peja, do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit në “Karagaçi”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 17:15.
Peja dhe Golden Eagle Ylli kishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.
Kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar, derisa therandasit ta rikthejnë pasi ishin shpallur kampionë në dy edicionet paraprake. Ylli në çerekfinale të “Play-off”-it kishte mundur Bashkimin 2:0 për të depërtuar në gjysmëfinale, ku pritet super përballje.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen Trepça dhe Sigal Prishtina Mercure, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet nesër në Mitrovicë. /Gazeta Olle/