Sot kujtohet Triumfi

Triumf Shabani sot do të kujtohet nga dy ish-klubet e tij, Fushë Kosova e Feronikeli, në të cilat kaloi karrierën më të madhe.

Ai pikërisht më 28 qershor të vitit të kaluar ndërroi jetë duke luajtur futboll të vogël, derisa Fushë Kosova mbeti pa një shpresë të sportit që premtonte shumë.

Sot Komuna e Fushë Kosoves në bashkpunim me Klubin e futbollit Fushë Kosova kujton Triumf Shabanin.

“Pampurat pa dyshim janë pjes e organizimit  ku pritet ta bëjnë madhështor këtë ndeshje të futbollit me koreografi dedikuar Trium Shabanit. Ndeshja do të luhet në mes të KF- Fushë Kosova dhe KF-Feronikeli në këto dy ekipe ku shumicen e kohës e kaloi, ndeshja fillon në ora 17:00. Stafi organizativ në ora 14:00 do të bëj hamazhe te varri i të ndjerit”, tha për GazetaOlle.com, Fatlum Berisha, zyrtar për Sport në Komunën e Fushë Kosovës.

Në mbrëmje do të shtrohet nji iftar për të dy ekipet pjesmarrëse.

Pikëisht skuadra e Feronikelit, sukseset e dy viteve të fundit ia kishte dedikuar Triumfit, i cili herën e fundit barte fanellën e kampionëve të tanishëm. (Gazeta Olle)