Sot katër vite më parë ishte planifikuar të mbaronte rinovimi i ‘Stadiumit të qytetit në Gjilan’

 

 

 

Stadiumi i qytetit të Gjilanit mbetet enigma më e madhe e çdo investimi në këtë qytet.

Shumë premtime, plane, nënshkrime por asgjë deri më tani nuk ka funksionuar, shkruan Gazeta OLLE.

Me 10 nëntor të vitit 2017 kishte filluar rinovimi i stadiumit në Gjilan, ishte e paraparë fillimisht të përfundonte në tre faza.

Data e përfundomit ishte vendosur me 23 tetor 2020, ku dy klubet Drita dhe Gjilani po planifikonin të nisnin së paku nga viti 2021 kampionatin në shtëpinë e tyre.

Këto data mbetën vetëm premtime, dhe Intelektualët me Skifterët nuk kanë tashmë stadiumin e ëndrrave të tyre.

Ku jemi në vitin 2024, janë bërë shumë ndryshime, është ndryshuar dhe projekti, por akoma punimet nuk kanë filluar.

FC Prishtina 01 është gati për Main Round, synon një vend që i dërgon në Elite Round

Argnesa Rexhepi rikthehet në Kombëtaren e Kosovës