Sot, katër ndeshje në Superligë

E mërkura do të jetë në qendër të vëmendjes së skuadrave të Raiffeisen Superligës. Katër ndeshje të javës 20 do të luhen sot, derisa dy të tilla u luajtën dje.

Në kryeqytet, Prishtina pret Drenicën. Hajvalia duhet të bëjë goxha kilometra, pasi udhëton në Istog, kurse lideri, Feronikeli pret Ferizajn.

Dueli i fqinjëve luhet në “Ferki Aliu”, mes Kosovës së Vushtrrisë e Trepçës.

 

E mërkurë – ora 13.00

Feronikeli – Ferizaj

(M.Baliu, A.Latifi, G.Mehmeti ,A.Tahiri)

 

Istogu – Hajvalia

(F.Tahiri, S.Berisha, K.Bajrami, B.Gashi)

 

Kosova (V) – Trepça

(G.Nuza, D.Preniqi, M.Qehaja, I.Shuleta)

 

Prishtina – Drenica

(B.Kosumi, B.Morina, F.Berisha, G.Shala)