Sot hidhet shorti për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës nëse kalon tutje

Sot nga ora 14:00 në Nyon hidhet shorti i raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

Prishtina mund të ketë punë me disa skuadra mjaft kualitative, shkruan Gazeta Olle.

Kundërshtarët e mundshëm të kryeqytetasve janë njëra prej katër skuadrave fituese të çifteve:

Riga – Shkëndija 
Dinamo Tbilisi – Maccabi Haifa 
HB Tórshavn – Buduçnost Podgorica 
Shakhtyor Soligorsk – Fola Esch 

Por, kampionët e Kosovës fillimisht do të kenë punë me uellsianët Connah’s Quay Nomads, me të cilët do të përballen në raundin e dytë.

/Gazeta Olle/

 

12-shja e Kosovës në konkurrencën e femrave që do të debutojë në Qipro

Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbimin e madh