Sot hidhet shorti i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll

Të premten (sot) nga ora 13:00 do të bëhet hedhja e shortit të Superligës për edicionin 2021-2022.

Për shkak të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, shorti i Superligës do të transmetohet ‘LIVE’ në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook, transmeton lajmi.net.

Edicioni i ri në elitën e basketbollit të Kosovës do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Fillimisht nga 1 deri më 5 Shtator do të zhvillohet Superkupa e Kosovës te meshkujt, ku do të marrin pjesë tetë skuadrat e elitës dhe më pas do të garohet për Superligë.

Nesër hidhet shorti i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll

Në edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Golden Eagle Ylli, kurse Kupën dhe Superkupën e fitoi Sigal Prishtina.

Drita publikon të gjitha afrimet dhe largimit – 10 u afruan dhe 11 u larguan

Sot 30 vite më parë parë u themelua Federata e Futbollit të Republikës së Kosovës