Sot do të hapet xhiroja e nëntë në Superligën e Basketbollit të Kosovës me dy supe takime.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Dritës dhe Rahovecit, dy skuadra që nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri.
Gjilanasit në tetë ndeshje kanë tetë humbje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Vreshtarët kanë një fitore dhe gjashtë humbje.
Bashkimi rikthehet në palestrën ‘Sezai Surroi’, ku përballet me kampionin Golden Eagle Ylli.
Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse therandasit pesë fitore dhe katër humbje, duke përfshirë edhe fitoren ndaj Pejës, që shënuan në Ligën Unike, e cila llogaritet në Art Motion Superligë.
E mërkurë
17:00 Drita – Rahoveci
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli