Sot gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, nxehtë në Prishtinë e Istog

Futbolli kosovar kthehet në mesjavë me dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës që zhvillohen sot (e mërkurë).

Të dyja janë ndeshje interesante pasi konsiderohen derbi rajonal.

Prishtina do të takohet me Llapin në gjysmëfinale e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Rivaliteti i këtyre dy klubeve tashmë dihet, pasi shumë herë janë takuar në Superligë.

Nga po e njëjta orë do të zhvillohet edhe derbi i Dukagjinit, në mes Istogut dhe Dukagjinit të Klinës, në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.

Këto skuadra janë rivale edhe në Ligën e Parë, ku po luftojnë për rikthim në Superligë.

Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës do të luhen më 21 prill.  /Gazeta Olle/