Sot fillon xhiro e dytë në Albi Mall Superligë: Ndeshje interesante në Suharekë dhe Prizren

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante të vlefshme për xhiron e dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dita e sotme ishte paraparë t’i kishte tri ndeshje në orar, por dy do të zhvillohen, ndërsa një tjetër është shtyrë.

Takimi më interesant i ditës së sotme pritet të zhvillohet në Prizren, ku Liria e pret Dritën në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva është nikoqire e Fushë Kosovës, me takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Këto dy ndeshje pritet të fillojnë nga ora 17:00.

Ndeshja e shtyrë është ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, e cila pritet të zhvillohet ditën e hënë.

 

Gjilani në rikonstruktim, ka trajner të ri dhe lojtarët po afrohen – krejt çfarë duhet të dini për klubin që kaloi një periudhë të vështirë muajin e fundit

Dy oferta të rëndësishme në tavolinë, por pasaporta kosovare bëhet problem për transferimin e Florent Hasanit