Tetë skuadra të përforcuara nisin sezonin e ri me objektivat e tyre, ndërsa shumë skuadra pritet të luftojnë për titullin kampion.
Ndeshja hapëse zhvillohet mes Dritës dhe Prishtinës sonte nga ora 19:00.
Nesër luhen dy përballje interesante fillimisht nga ora 17:00 Trepça e pret në shtëpi Golden Eagle Yllin, ndërsa në ora 19:00 Prizreni 16 ndeshet me Rahovecin.
Ndeshja e fundit në program për xhiron e parë është ajo mes Pejës dhe Bashkimit që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.
Kampion në fuqi është Golden Eagle Ylli që mposhti në finale Pejën edicionin e kaluar.