Sot fillon shitja e biletave për miqësoren Kosovë – Jordani, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 15:00 në pikat e Artmotion, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosovë – Jordani, e cila zhvillohet, të mërkurën, më 10 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në orën 18:00.

Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.

Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim. Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Biletat mund t’i blini në dy pikat e Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

FFK njofton se katër lojtarë të ftuar për ndeshjet e nëntorit nuk janë grumbulluar

Para mijëra spektatorëve, këto janë fjalët e para të Xavit për Barcelonën