Sot fillon Play-Offi në Ligën e Femrave, priten ndeshje interesante basketbollistike

Sot (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në EBC Ligën e Femrave, ku do të përballen top-4 e elitës së femrave dhe priten ndeshje mjaft interesante.

Bashkimi, që përfundoi garat e rregullta në pozitën e parë me 18 fitore dhe dy humbje, do të ndeshet me Vëllaznimin, që përfundoi garat në vendin e katërt me 12 fitore dhe tetë humbje. Në këtë edicion këto dy skuadra u ballafaquan katër herë dhe skuadra prizrenase ka fituar katër herë.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Penzës. Të dy skuadrat në garat e rregullta kishin nga 13 fitore dhe shtatë humbje dhe përballjet mes këtyre kanë qenë shumë interesante në garat e rregullta dhe kështu pritet edhe në gjysmëfinale. Në garat e rregullta të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, andaj pritet takim interesant.

Skuadrat që shënojnë nga dy fitore do të kualifikohen në finalen e madhe.

Orari – E enjte

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

19:30 Prishtina – Penza.