Sot Feronikeli-Drenica, shikoni se si provokohen rivalët para ndeshjes

Sot me fillim prej orës 14:00, në “Përparim Thaçi” të Prizrenit zhvillohet derbi drenicas ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës, mirëpo rivalët e kanë nisur sfidën ende pa e dëgjuar vërshëllimen e gjyqtarit Besfort Kosumi.

Qemail Elshani e ka kthyer çështjen “fushë”, duke thënë më pas që Nikli do të luajë vetëm për fitore.

“Do të jetë një ndeshje e fortë ashtu siç ishte në fazën e dytë, mirëpo ata patën shumë fat. Ne luajmë futboll të bukur dhe për këtë arsye u zhvendosëm në Prizren. Do të luajmë vetëm për fitore dhe besoj që do t’ia dalim”, deklaroi Elshani për Gazetaolle.com.

E në një prononcim për gazetën, Lushtaku ka ironizuar me Feronikelin duke thënë që ‘nëse doni, luajmë edhe në Kukës’.

“Nuk më shqetëson aspak fakti që do të luajmë në Prizren, përkundrazi na motivon. Nëse është nevoja jemi të gatshëm të luajmë edhe në Kukës apo ku do që i’u konvenon atyre, në cilindo stadium apo qytet, në Kosovë e Shqipëri. Do të jetë vështirë, por le të fitojë më i miri”, ka thënë Lushtaku.

Ndeshja fillon në ora 14:00, ndërsa ndihmësit e Kosumit do të jenë Selimaj, Jakupi e Batalli.