Sot është ditë vendimtare për Përfaqësuesen e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës sot (e premte) ne kuadër te ndeshjeve çerekfinale të Kampionatit të 2-të të shteteve ne zhvillim qe po zhvillohet në Gabrovo dhe Veliko Ternovo te Bullgarisë do te ballafaqohet me Kombëtaren e Luksemburgut.

Djelmoshat kosovarë janë në disponim dhe premtojnë angazhim maksimal dhe fitore e cila i shpie ne gjysmëfinale.

Dje në vizitë, por edhe për t’i shikuar ndeshjet e Kombëtares erdhi Eugen Saracini presidenti i FHK-së.

Pra, disponimi dhe atmosfera janë ne nivelin na te lartë dhe me te drejt pritet qe nesër nga ora 19:00 ne transmetim te drejtpërdrejt te RTV 21 djelmoshat e përzgjedhësit Taip Ramadani te kualifikohen ne gjysmëfinale.

Image may contain: 1 person Image may contain: one or more people and people playing sport