Sot do mësohet skuadra e cila do jetë pjesë e Superligës, Feronikeli apo Prishtina e Re

Në stadiumin 18 qershori në Klinë, me fillim nga ora 15:00 do takohen Feronikeli ‘74 dhe Prishtina e Re.

Dy klube të cilat kanë vetëm një qëllim, të arrijnë Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.

Prishtina e Re nuk ka qenë kurrë më parë në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Nikli ka histori të madhe në Superligë, duke i fituar të gjitha trofetë.

Skuadra nga Drenasi, humbi luftën ndaj Gjilanit dhe tashmë do e luaj ndeshjen e ‘barazhit’, ndërsa Prishtina e Re pas penalltive eleminoi Dinamon e Ferizaj.

 

Gjilani siguron shërbimet e Kenan Haxhihamzës

Zyrtare: Trepça vazhdon me përgatitje intensive, rikthen futbollistin kyç të para disa sezoneve