Sot, dita e La Ligas – Reali Madridi lider?

La Liga spanjolle sot vjen me katër ndeshje, ku tri prej tyre i luajnë skuadrat që po e kërkojnë titullin.

Nga ora 16:00, Real Madridi është mysafir i Rayo Vallecanos, ku pritet të bëhet lider të paktën për disa orë.

Nëse fiton, del në vendin e parë.

Nga ora 18:15, nis ndeshja Atletico Madrid – Malaga, ku në rast fitoreje nga skuadra e Diego Simeones, ata bëhen lider.

Kurse Barcelona pret Sporting Gijonin, nga ora 20:30, dhe fitorja e tyre sërish e rikthen skuadrën e Luis Enriques në pozitën e parë.

Renditja momentale është kjo: Barcelona 79 pikë, Atletico 79, Real Madrid 78. /Olle