Sot dhe nesër mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i 12-të i turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Për shkak të situatës me pandeminë sivjet ky turne do të organizohet vetëm me ekipet nga Kosova.

Pjesëmarrëse do të jenë FC Prishtina, FC Prishtina 01, FC Drenica dhe FC Peja.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 mars, në orën 16:00 dhe në orën 18:00.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 5 mars, në orën 18:00.