Sot ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës

Sot me fillim nga ora 13:00 flaka olimpike do të arrijë në Tokyo të Japonisë ku do të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020

Të gjitha Kombet do të parakalojnë në ceremoni me flamurët e tyre dhe sportistët e tyre që do të jenë pjesëmarrës në “Tokyo 2020”.

Për Kosovën, flamurin e shtetit e kanë nderin ta mbajnë xhudistët, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Dyshja do t’i prijë nëntë sportistëve të tjerë nga Kosova të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Zyrtare: Benjamin Kololli bëhet pjesë e Shimizu

Kështu e komenton Bylbyl Sokoli barazimin e Dritës ndaj Feyenoordit