Sot bëhet varrimi i legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci

Sot (e enjte) do t’i jepet lamtumira e fundit legjendës së boksit ë Kosovës, Xhevdet Peci.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, bëri të ditur dje Federata e Boksit të Kosovës.

Në përkujtim të legjendës së boksit kosovar, homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00 deri në ora 12:00, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Ndryshe, Peci ndërroi jetë para tri ditësh në moshën 67-vjeçare.

Interi mposht Juventusin në finale dhe fiton Kupën e Italisë

Orges Shehi takohet me presidentin e Tiranës, flasin rreth kushteve të kontratës