Sot 30 vjet, Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare

Sot 30 vjet, Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare.

Më 5 prill 1992, i shkoi mysafire Shkëndisë në Tetovë, ku e mposhti me rezultat 4:0.

Në kushte kur futbolli në Kosovë luhej nëpër fusha e livadhe, selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, i tuboi futbollistët më të mirë të ligës dhe nën kushte represioni e dërgoi kombëtaren deri në Tetovë, ku ndeshja u ndoq nga mijëra shqiptarë.

Ky ishte gjithë ekipi i Kosovës në atë ndeshje historike: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Bashkim Radogoshi, Arsim Gashi, Isa Sadriu, Skënder Shengyli, Bakir Burri, Suad Keçi, Ibrahim Domi, Genc Hoxha dhe Ramiz Krasniqi, Florent Karahoda, Sabit Osmani, Bejtush Bejta, Afrim Tovërlani, Remzi Hashani, Arbër Grabovci, Endri Salihu, Bekim Mulliqi dhe Adnan Aliu.

Klan Kosova pati raportuar në çdo përvjetor lidhur me rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Këtu sjellim kujtimet e Ajet Shoshollit, Suad Keçit dhe Afrim Tovërlanit, dhënë televizionit më 2016.

Kanë pasur përplasje të shpeshta, Tare nuk do t’ia rinovojë kontratën Sarrit

Gjykata merr vendim për dy tifozët e Gjilanit që sulmuan portierin e Ballkanit