Sorschag përfundon garimin në Kupën e Botës

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, ka përfunduar garimin e saj në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.
Sorschag, që debutoi për Kosovën, në disiplinën e kërcimeve nga lartësia normale, arriti të hyjë në finale, ku doli e 33-ta, ndërsa sot në kërcimet nga lartësia e madhe, nuk arriti të hyjë në finale.
Kupa e Botës është niveli më i lartë i garave në kërcimet me ski dhe ato zhvillohen në vende të ndryshme të botës brenda një sezoni.
Sorschag iu kthye garave pas dy viteve pushim shkaku i lëndimit, për çka pritshmëritë janë që në garat e ardhshme të ketë paraqitje më të mirë bazuar në potencialin që ka. /Gazeta Olle/

Prizreni është fitues në derbin lokal ndaj Bashkimit

Prezantimi i Shqipërisë nga UEFA gjatë shortit për Euro 2024