Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, do të debutojë për Kosovën në Kupën e Botës, prej 1-3 dhjetor 2023 që mbahet në Lilehammer të Norvegjisë
Sorschag, në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe do të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, ku është dashur të pres rreth dhjetë muaj për të marrë dritën jeshile nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).
Ajo u shpall kampione e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, ndërsa mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, dhe në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Kortina 2026.
Një muaj para fillimit të garave në Kupën e Botës, austriakja është shprehur për KOK-un se po pret me padurim ta përfaqësojë Kosovë.
“Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në gjithë botën” tha ajo.
Postimi i plotë nga KOK: