Sonte zhvillohet finalja e tretë, Trepça pret Yllin në ‘Minatori’

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e tretë të “Play-off”-it sonte me fillim nga ora 19:00.

Seria finale është 1:1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të ‘zjarrta’ në finale, që është ajka e fundit të kampionatit.

Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 77:68, kurse atë të dytë therandasit 80:79.

‘Xehetarët’ kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës.

Në këtë edicion janë përballur shtatë herë deri më tani. Në garat e rregullta u ndanë 2:2, derisa ‘Xehetarët’ triumfuan në finale të Ligës Unike, kurse seria finale është 1:1.

Takimi zhvillohet të enjten mbrëma (19:00) në “Minatori” dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa.

Allegri flet pas fitimit të Kupës së Italisë: Trofetë janë në ADN-në e Juventusit

Ademi takon presidentin e UEFA-së para Kongresit të FIFA-së