Sonte zhvillohet finalja e Superkupës së Gjermanisë, takohen Bayern Munich dhe Borussia Dortmund

Borussia Dortmundi do të ballafaqohet me Bayernin sonte nga ora 20:30 në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

Dueli do të luhet në stadiumin ‘Singal Iduna Park’, të Dortmundit.

Vendasit po kalojnë në formë të mirë me në krye yllin Erling Haaland që po shënon gola në çdo ndeshje, duke udhëhequr ekipin e tij drejt sukseseve.

Në anën tjetër mysafirët si gjithmonë edhe në këtë ndeshje hyjnë me synim fitoren, që të sjellin në shtëpi një tjetër trofe të futbollit gjerman.

Bayern Munich vs Borussia Dortmund preview: How to watch on TV, live  stream, predicted lineups & prediction

Pritet një ndeshje fantastike duke marrë parasysh yjet që kanë në ekip të dy ekipet, dhe detajet do ta vendosin fituesin e këtij takimi.

Vikendin e kaluar nisi sezoni i ri në Bundesliga, ku Dortmundi e nisi me fitore 5-2 ndaj Eintrasht Frankfurtit, ndërsa Bavarezët u ndalën në barazim 1-1 nga Borussia Monchengladbach.

U hodh shorti për Ligën e Parë dhe Ligën U17 për femra

Zyrtare: Abraham kalon te Roma