Sonte, Turqi – Kosovë (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sonte nga ora 17:00 zhvillon ndeshjen e parë miqësore si mysafir në Turqi ndaj kësaj Kombëtareje.

Përzgjedhësi, Adnan Hyseni ka thënë se beson fuqishëm në të përzgjedhurit e tij, derisa shpreson se do të marrin rezultat pozitiv.

Pas dy ditësh do të luhet edhe një duel tjetër ndërmjet këtyre dy Përfaqësueseve.

Për këto dy sfida, Turqia ka ftuar lojtarët më të mirë të mundshëm në mënyrë që të hakmerret edhe për humbjen që ia shkaktoi Kosova në muajin mars në Prishtinë. foto (2)