Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, na presin dy super ndeshje

Liga e Kampionëve është futur në një fazë tepër të nxehtë, ndërsa rikthehet të martën me dy përballjet e para të raundit të 1/8-ave.

Manchester City gjen një tjetër rival gjerman në këtë raund.

Anglezët vijnë pas një ecurie fantastike në javët e fundit, ku janë afruar me titullin në Ligën Premier , kanë siguruar gjysmëfinalen e FA Cup dhe kanë siguruar finalen e Carabao Cup.

Ndërkaq në krahun tjetër, Dortmund kërkon të harrojë sa më shpejt humbjen ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat dhe kush më mirë se një fitore në Champions do qetësonte situatën te verdhezinjtë.

Përballje të fortë rezervon dueli i “Alfredo di Stefano” mes Real Madrid dhe Liverpool. Një sfidë që rikthen finalen e vitit 2019, duel ku triumfuan spanjollët.

Edhe në këtë sfidë janë Mbretërorët ata që kuotohen favorit, megjithatë të besuarit e Jurgen Klopp besojnë të bëjnë mirë dhe të surprizojnë. Të dy takimet luhen mbrëmjen e së martës në orën 21:00.