Sonte nis sezoni i ri në Ligën Premier, La Liga dhe Bundesliga

Futbolli do të rikthehet pas më shumë se dy muajsh pushim në këto top liga.

Sporti i futbollit do të rikthehet në këto tre liga që llogariten në mesin e më të mirave në Evropë, shkruan lajmi.net.

Fillimisht sezoni nisi javën e kaluar në Francë, ndërsa tani radhën e kanë Gjermania, Spanja dhe Anglia.

Në Bundseliga nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja hapëse mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munchen.

Në anën tjetër Brentfordi dhe Arsenali nisin edicionin e ri në Premier Ligën e Anglisë nga ora 21:00.

Valencia e pret Getafen poashtu nga ora 21:00 në La Liga.

Sezon i ri me shumë ndryshime në të gjitha ligat por spektakli si zakonisht nuk pritet të mungojë në sportin më të bukur në botë, futbollin.

Kujtojmë që kampion aktual në këto liga janë Man City në Angli, Bayern Munchen në Gjermani dhe Atletico Madrid në Spanjë.

Real Madridi përgatit ofertën marramendëse për Mbappen

Mural në Prishtinë për ish-basketbollistin Edmond Azemi