Sonte Itali – Spanjë, gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet një super përballje mes Italisë dhe Spanjës në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.

Dy Kombëtaret që u takuan edhe në Kampionatin Evropian, me Italinë që fitoi atë ndeshje në penallti, do duan vetëm fitore për t’u kualifikuar në finale.

Të dy skuadrat kanë ekipin e kompletuar dhe do mundohen të arkëtojnë fitoren në “San Siro”.

Përballja nis në ora 20:45.

Ndërsa, fituesi i kësaj përballje do takohet me fituesin e takimit Belgjikë – Franca.

Uka zbulon objektivat e Drenicës, flet edhe për skuadrat pretendente për titull

Kamberi shënon golin e fitores së Sheffield Wed